image Shpërthen zjarri në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Siguri

Shpërthen zjarri në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

news image

Në Qendrën e Studentëve, sot ka shpërthyer një zjarr përderisa ishin duke u zhvilluar disa punime, shkruan Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas shpërthimit punëtorët e QS me ndihmën e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin, njofton Qendra e Studentëve në një komunikatë për media.

Po ashtu, nga kjo qendër bëhet e ditur që nuk pati të lënduar dhe dëme materiale.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervarët e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj, punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve, të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material”./Gazeta Sinjali/