image Shpërthen një bombol gazi në Prishtinë, lëndohet një person

Siguri

Shpërthen një bombol gazi në Prishtinë, lëndohet një person

news image

Një shpërthim ka ndodhur pak më parë në rrugën “Shaip Kamberi”, në Prishtinë, ku dyshohet se ka eksploduar një bombol gazi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Si pasojë e shpërthimit një person i gjinisë femërore është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Borovci bëri të ditur se shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola./GazetaSinjali/