image Shpërthen një bombolë gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Siguri

Shpërthen një bombolë gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë

news image

Në vendpunishten e parkingut nëntokësor e cila ndodhet afër Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, ka shpërthyer një bombolë gazi.

Policia bën të ditur se në këtë ngjarje e cila ndodhi para pak minutash në rrugën “Xhorxh Bush”, nuk ka të lënduar.

Pas pranimit të informacionit Policia ka dalur në vend të ngjarjes menjëherë.

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërthimi është dëgjuar edhe në pjesë tjera të qytetit.

/GazetaSinjali/