image Shpërthejnë sërish ujërat e zeza në këtë lagje të kryeqytetit

Kosovë

Kundërmim/ Shpërthejnë sërish ujërat e zeza në këtë lagje të kryeqytetit

news image

Rruga “Gazmend Zajmi” në Prishtinë është përfshirë sërish nga ujërat e zeza.

Një sinjalizues, banor i kësaj lagjeje e ka njoftuar Gazetën Sinjali se si pasojë e kësaj gjendje po kundërmon erë e rëndë.

Kjo gjendje e cila po përsëritet po e kërcënon shëndetin e banorëve duke rrezikuar përhapjen e ndonjë infeksioni si pasojë e fekaleve.  

Sipas videos dhe fotove të dërguara në adresë të redaksisë shihet sesi e tërë rruga është përshkuar nga rrjedhja e ujërave të kanalizimit.

Për këtë gjendje, Gazeta Sinjali kishte raportuar një muaj më parë ndërsa më pas kishte intervenuar komuna e Prishtinës. Por, nga pamjet e sotme të bëra në orët e mëngjesit, duket se ky problem nuk është sanuar pasi që kanalizimi ka shpërthyer sërish ndërsa rruga është kthyer në gjendjen e mëparshme./Gazeta Sinjali/