image Shpend Ahmeti ka një njoftim të rëndësishëm për trafikun Fushë Kosovë-Prishtinë

Kosovë

Trafiku/ Shpend Ahmeti ka një njoftim të rëndësishëm për trafikun Fushë Kosovë-Prishtinë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se veturat të cilat qarkullojnë në kryeqytet tani mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ahmeti ka njoftuar se krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do të kthehen në rrugë dykahore.

“Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore. Në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime/plotësime shtesë varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/