image Shoqërohen në polici dy persona në Prishtinë, iu gjetën armë në shtëpi

Sinjalizime

Shoqërohen në polici dy persona në Prishtinë, iu gjetën armë në shtëpi

news image

Dy persona nga fshati Ballaban i Prishtinës janë shoqëruar në stacionin policor të martën rreth orës 19:30, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se armët e sekuestruara janë një automatik AK-47 me katër fishekë, një pistoletë me 10 fishekë dhe një tytë e armës automatike.

Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/