image Shoferit të "Golf 2" nuk i pritet, kalon në semafor të kuq

Sinjalizime

Shoferit të “Golf 2” nuk i pritet, kalon në semafor të kuq

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur sot rreth orës 17:00, nga kamera e një sinjalizuesi, te menza e Studentëve, në Prishtinë.

Ky shofer ka kaluar në semafor të kuq, duke rrezikuar përveç vetës edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/