image Shoferët parkojnë veturat në mes të rrugës në Prishtinë, bllokojnë qarkullimin

Sinjalizime

Shoferët parkojnë veturat në mes të rrugës në Prishtinë, bllokojnë qarkullimin

news image

Parkimi i veturave në vendet e duhura siç duket nuk është më problem për shoferët, kjo për arsye se ata i parkojnë ato në cilin do vend.

Mirëpo parkimi i këtyre veturave vend e pa vend po shkakton mjaft probleme në qarkullimin e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë në mes të rrugës ka ndodhur edhe sot në rrugën “Ukshin Kovaqica”, në Prishtinë. Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen dy vetura të parkuara në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin e njerëzve.

Sipas sinjalizuesit, për shkak të parkimit të veturave në vend të gabuar është shkaktuar edhe kolon.

Është bërë kolon dhe mbi 2 mijë familje janë të bllokuar për të kaluar”, ka thënë ai.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/