image Shoferët "kapadai" bllokojnë rrugën dhe trotuarin në Pejton

Sinjalizime

Shoferët “kapadai” bllokojnë rrugën dhe trotuarin në Pejton

news image

Shoferët shpesh herë “gjejnë zgjidhje” për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot rreth orës 9:30 në Pejton në Prishtinë.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar disa foto ku shihet se si vetura është parkuar në trotuar e tjetra në rrugë.

Sipas sinjalizuesve këto vetura janë aty që nga ora 9:30 e mëngjesit dhe kanë qëndruar aty për më shumë se tre orë.

Tutje sinjalizuesit kanë njoftuar se një gjë e tillë ndodhë në baza ditore dhe sipas tyre policia asnjëherë nuk merr masa. /GazetaSinjali/