image Shkon në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, dy janë fëmijë

Siguri

Shkon në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, dy janë fëmijë

news image

Një shpërthim ka ndodhur sot para pak minutave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se numri i të lënduarve ka shkuar në 31.

Në një përgjigje për Sinjalin, Beqiri tha se dy nga të lënduarit janë fëmijë.
Po ashtu, si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.

Fatmirësisht nuk ka persona që kanë përfunduar me fatalitet”, tha Beqiri.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe QKUK-në për të pyetur për gjendjen e personave të lënduar, të cilët thanë se nuk kanë arritur ende.

/Gazeta Sinjali/