image Shkoi i paftuar në një aheng në Gjakovë, sulmon të ftuarit

Siguri

Shkoi i paftuar në një aheng në Gjakovë, sulmon të ftuarit

news image

Ndonëse nuk i ishte ofruar asnjë ftesë, një person dyshohet se iu bashkua një ahengu familjar të dielën mbrëma, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:20 në fshatin Hereq të Gjakovës.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se i paftuari, dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit dhe posa kishte shkuar në aheng, kishte filluar t’i sulmojë të pranishmit.

Katër prej të ftuarve kanë marrë edhe lëndime trupore.

Gazeta Sinjali gjithashtu mëson se i njëjti dyshohet se ka dëmtuar edhe dy vetura që ishin parkuar pranë.

Pas këtyre veprimeve, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/