image Shfaqet Albin Kurti në një ndejë në Prishtinë – tregon ku ishte që refuzoi dy herë Thaçin

Kosovë

Politikë/ Shfaqet Albin Kurti në një ndejë në Prishtinë – tregon ku ishte që refuzoi dy herë Thaçin

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shfaqur para pak minutave në Prishtinë, përkundër që nuk ishte i gatshëm të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Thaçi i kishte dërguar dy ftesa për të diskutuar rreth caktimit të seancës për krijimin e qeverisë, por Kurti të dy ftesat i kishte refuzuar.

Arsyetimi për ftesën e parë, kishte qenë se është jashtë Prishtinës, ndërsa arsyetimin për ftesën e dytë për ora 20:00, ai ka thënë se nuk mund të vijë për shkak se kishte qenë jashtë Kosovës.

Kurti para mediave ka thënë se gjendej në Shkup dhe nuk mund të takohej me Thaçin për shkak se siç thotë ai, agjenda e tij nuk është sot për sot.

Ai është parë të merr pjesë në ndejën e fundvitit të organizuar nga partia e tij.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti para mediave./Gazeta Sinjali/