Përballje shumë interesante pritet të jetë ajo në mes Genoas dhe Milanit, transmeton Sinjali Sport.
Rossoneri do të luajë ndaj skuadrës që menaxhohet nga ish futbollisti i tyre, Andriy Shevchenko.
Ukrainasi me Genoan e pret ekipin kuqezi në stadiumin ‘Luigi Ferraris’ me fillim nga ora 20:45.
Milani i Piolit ka 29 pikë në pozitën e dytë në renditjen tabelare të Serie A-së, gjersa vendasit me 10 pikë janë në pozitën e 18.
Përbërjet janë kumtuar për këtë ballafaqim dhe ato janë:
GENOA (3-5-2): Sirigu; Masiello, Vasquez, Vanheusden; Ghiglione, Sturaro, Badelj, Rovella, Cambaso; Ekuban, Bianchi. Trajner: Shevchenko
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori, Hernandez; Kessie, Tonali; Messias, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic. Trajner: Pioli