image Shevchenko parashikon luftën për titull në Serie A

Futboll

Shevchenko parashikon luftën për titull në Serie A

news image

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka folur rreth edicionit të ri garues të futbollit në Itali, Serie A.

Duke folur në një intervistë për La Gazetta dello Sport, Shevchenko ka deklaruar se lufta do të jetë shumë interesante, transmeton Gazeta Sinjali.

“Conte po punon shumë mirë me Interin dhe mendoj se ballafaqimi mes zikaltërve dhe Juventusit do të jetë i fuqishëm. Por, aty janë edhe Lazio, Napoli, po ashtu edhe Atalanta si një ekip i mrekullueshëm”, tha ai.

Kurse në pyetjen se çfarë mendon për Milanin, Shevchenko u përgjigj “Mendoj se është herët që t’i konsiderojmë konkurrent për titull, objektivi i tyre duhet të jetë kualifikimi në Uefa Champions League,” përfundoi ai. /Sinjali Sportiv/