image Shevchenko e kualifikon Genoan në fazën tjetër të Kupës, kundërshtar do ta ketë Milanin

Futboll

Shevchenko e kualifikon Genoan në fazën tjetër të Kupës, kundërshtar do ta ketë Milanin

news image

Genoa ia ka dalë të marrë kualifikimin për në raundin e 1/8-ës në Kupën e Italisë, teksa e ka mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1:0, Salernitanën.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për të besuarit e trajnerit Andriy Shevchenko, teksa miqtë rezistuan për shumë minuta duke e ruajtur rrjetën e paprekur.

Mirëpo, goli vendimtar do të vinte nga këmbët e ish-sulmuesit të Partizanit në Superiore, Caleb Ekuban, në minutën e 76.

Sa i përket turit pasardhës, Genoa-n e pret një përballje e vështirë si ajo ndaj Milanit, me kuqezinjtë që do ta luajnë ndeshjen në shtëpi dhe do jenë favoritët për të shkuar në çerekfinalen e kompeticionit.

Kjo ishte fitorja e parë e Genoas nën drejtimin e legjendës ukrainase, duke siguruar fazën tjetër të eliminimeve në Kupën e Italisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/