image Shëtitej në Prishtinë me drogë, Policia me rroba civile e kap 32-vjeçarin

Siguri

Shëtitej në Prishtinë me drogë, Policia me rroba civile e kap 32-vjeçarin

news image

Përdorimi i substancave narkotike vazhdon të jetë problematikë e theksuar në vend. Përdoruesit më të shpeshtë të saj del të jenë moshat e reja. Një rast i përdorimit të drogës është zbuluar pasditen e 11 tetorit në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Burime tw Sinjalit nga Prokuroria njoftojnw se Policia gjatë patrullimit me rroba civile kanë ndaluar një veturë e cila drejtohej nga një 32-vjeçar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipa burimeve të Sinjalit, substanca narkotike është konfiskuar ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj të dyshuarit  me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/