image Sherr me thika në Ferizaj: Theret disa herë një 35-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Siguri

Sherr me thika në Ferizaj: Theret disa herë një 35-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur në orët e para të së dielës në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime tër rënda ka pësuar një 35-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes serioze.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes tre personave, ende të paidentifikuar, të cilët fillimisht ishin rrahur mes vete, e në pas kanë sulmuar me thikë viktimën në krah, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast janë aktivizuar disa patrulla policore.

Sipas informatave të para, deri më tash Policia ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth lokacionit ku ka ndodhur rasti, që do të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në përleshje.

Në anën tjetër, zyrtarët policorë nga Policia rajonale në Ferizaj kanë arritur edhe në QKUK, por ende s’është marrë asnjë deklaratë nga viktima, për shkak se i është nënshtruar një operacioni.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “lëndim i rëndë trupor” dhe pas identifikimit të të dyshuarve, pritet të merren veprimet tjera.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të ngjarjes.

/GazetaSinjali/