image Shenja të reja do të vendosen në parqet e Prishtinës, Policia prezente për zbatimin e vendimit

Kosovë

Njoftim/ Shenja të reja do të vendosen në parqet e Prishtinës, Policia prezente për zbatimin e vendimit

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga nesër do të vendosen shenjë nëpër parqet e Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti tha se Policia e Kosovës do të ndihmojë në zbatimin e vendimit për mbylljen e këtyre parqeve: Parku i germisë, Parku i qytetit, Parku i Arbërisë, Taukbahce si dhe parqet në Breg të Diellit, Ulpianë e Dardani.

Ahmeti po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të qëndorjnë në shtëpi si dhe ka thënë pasi është mbyll Germia, nuk është opcion Liqeni i Badovcit./Gazeta Sinjali/