image Sevilla fiton në derbin e javës në La Liga ndaj Atletico Madrid

Futboll

Sevilla fiton në derbin e javës në La Liga ndaj Atletico Madrid

news image

Ka përfunduar derbi i xhiros së 17-të në La Ligan spanjolle, shkruan Sinjali Sport.

Sevilla triumfoi ndaj Atletico Madridit në kryendeshjen e javës në gadishullin iberik me rezultat 2-1.

Ivan Rakitic me një super gol nga distanca dhe Felipe me kokë i realizuan golat në këtë ballafaqim në pjesën e parë.

Në fund të atë dytës Lucas Ocampos u bë heroi i vendasve duke realizuar golin e fitores në minutën e 88-të.

Pas kësaj fitoreje andaluzianët mbesin në pozitën e dytë me 37 pikë, ndërsa Los Colchoneros me 29 poena janë në pozitën e pestë.  /Gazeta Sinjali Sporti/