image Sërish arrestime për bixhoz në Gjakovë

Siguri

Sërish arrestime për bixhoz në Gjakovë

news image

Janë arrestuar tre persona në Gjakovë, pasi që dyshohen që luanin bixhoz mbrëmë rreth orës 20:02, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit, me ç’rast pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit të lokalit, Policia ka konfiskuar 316 euro para të gatshme, një shtëpizë e kompjuterit, një printer dhe 48 tiketa.

Njoftimi i plotë:

·         Rr. Yjet e Erenikut, Gjakovë 07.09.2020 – 20:02. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit (bixhoz). Janë konfiskuar 316.05 euro para të gatshme, një shtëpizë, një printer dhe 48 tiketa. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar (pronari i lokalit) është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë (klient) janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/