image Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Politikë

Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

news image

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka njoftuar vëllai i tij, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Pacolli e ka dëshmuar veten si menaxher i aftë dhe vizionar që mund t’i adresojë sfidat e Prishtinës.

Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofrojë këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit”, thuhet në shkrimin e tij.

“Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t’i kthejmë krenarinë në qytet”.

Selim Pacolli ishte kandidat për kryetar të kryeqytetit edhe në zgjedhjet e fundit lokale më 2017.

Kandidaturën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do mbahen sivjet deri tani e kanë shpallur Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

/GazetaSinjali/