AC Milan ishte nikoqir i Sassuolos në xhiron e 14-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.
Kuqezinjtë u mposhtën nga zigjelbërit në ‘San Siro’ me rezultat 1-3.
Kapiteni i vendasve, Romagnoli ishte figura kryesore e takimit, ku e nisi mirë duke shënuar i pari, kurse më vonë duke u bërë figurë tragjike.
Scamacca me dy gola e riktheu rezultatin në favor për mysafirët, më pas Berardi e thelloi avantazhin duke e realizuar një gol të bukur, pasi e kaloi me mjeshtri kapitenin e Milanit.
Më vonë Romagnoli u turpërua edhe një herë nga Berardi, ku me ç’rast ndërpriti aksionin me një ndërhyrje që e përjashtoi me karton të kuq.
Rossoner ndodhet në pozitën e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli e cila luan në mbrëmje ndaj Lazios.
Në anën tjetër mysafirët gjenden në vendin e 12-të me 18 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/