image Sarri reagon pas përqeshjes së tifozëve ndaj Vedat Muriqit

Futboll

Sarri reagon pas përqeshjes së tifozëve ndaj Vedat Muriqit

news image

Në stërvitjen e fundit të Lazios ka ngjarë ajo që ka ndodhur shpesh në llogaritë e rrjeteve sociale të skuadrës laciale.

Tifozët e pranishëm në stërvitje kanë përqeshur Vedat Muriqin si të paaftë dhe kanë reaguar sa herë ai ka prekur topin gjatë stërvitjet.

Në anën tjetër, gjatë fundit të saj trajneri Maurizio Sarri është ndalur para tifozëve dhe u ka thënë: “Nëse edhe njëherë ju dëgjoj duke e përqeshur atë, atëherë do t’ju largojë nga tribunat dhe nuk do të keni mundësi të jeni më këtu.”

Videon e reagimit të Sarrit ndaj tifozëve që kanë reaguar kështu ndaj Muriqit e ka publikuar “sonolaziale”, ku trajneri i ri i ekipit romak ka “kërcënuar” tifozët e skuadrës lidhur me sjelljet e tyre ndaj sulmuesit të Kosovës.

View this post on Instagram

A post shared by FORZA LAZIO???????? (@sonolaziale)

/Gazeta Sinjali Sporti/