image Sarri pranë marrëveshjes me Lazion, për stolin e kryeqytetasve

Futboll

Sarri pranë marrëveshjes me Lazion, për stolin e kryeqytetasve

news image

Maurizio Sarri është shumë afër të merr postin e trajnerit të Lazios, transmeton Sinjali Sport.

Sipas mediave italiane, Maurizio Sarri mund të nënshkruajë kontratën e tij me Lazion në 24 orët e ardhshme, një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro plus bonuse.

Sarri u takua me presidentin e Lazios, Claudio Lotito mbrëmë, pastaj agjenti i Sarrit, Fali Ramadani foli me drejtorin e Lazios, Igli Tare sot.

Ramadani tani po i paraqet kontratën Sarrit, me një vendim që pritet të merret së shpejti.

Lazio ka nevojë për një trajner të ri pas largimit të Simone Inzaghit. /Gazeta Sinjali Sporti/