image Sarri: Immobile është i pazëvendësueshëm, për Muriqin dhe Caicedon, ka vend vetëm për njërin

Futboll

Sarri: Immobile është i pazëvendësueshëm, për Muriqin dhe Caicedon, ka vend vetëm për njërin

news image

Maurizio Sarri e ka nisur aventurën e tij tek kampi i Lazios.

Sarri ishte i shoqëruar nga Drejtori sportiv, Igli Tare në konferencën e parë të mbajtur para shtypit ku italiani tregoi filozofinë dhe idetë e tij para publikut.

Sarri u pyet për sulmuesit, në fakt më shumë për Vedat Muriqin dhe Felipe Caicedon, sepse Ciro Immobile është i pazëvendësueshëm tani për tani tek “Biancocelestët”.

Ai deklaroi se Lazio ka një sulmues tepër, por ka vend për dy.

“Nëse na lejojnë të luajmë me 12, atëherë do t’i fus dy në lojë”, tha ai duke qeshur.

“Kur Lazio erdhi të flasë me mua, jemi marrë vesh që ishte nevoja të ndryshonim disa lojtarë”, tha Sarri.

“Në skuadër ka vend për dy qendërsulmues, do të shohim çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar veror”, përfundoi Maurizio Sarri. /Gazeta Sinjali Sporti/