image Sanches zgjon interesimin e skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira në EURO

Futboll

Sanches zgjon interesimin e skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira në EURO

news image

Klubi italian Juventus ka shprehur interesim për mesfushorin portugez Renato Sanches, transmeton Sinjali Sport.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për yllin e Lille, Sanches.

Manuel Locatelli pritet të transferohet te ‘Zonja e Vjetër’, dhe nëse largohen Rodrigo Bentancur ose Aaaron Ramsey, atëherë ‘Bianconerët’ do të transferojnë edhe mesfushorin portugez.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Milan, çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

Sanches pati paraqitje të mira me Kombëtaren e Portugalisë në Euro 2020, duke nxitur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/