image Sanches merr vendimin për skuadrën e tij të ardhshme

Futboll

Sanches merr vendimin për skuadrën e tij të ardhshme

news image

Renato Sanchez pritet të transferohet tek gjiganti francez, PSG.

Milani ishte e interesuar për një kohë të gjatë për portugezin, megjithatë mesfushori është bindur t’i bashkohet skuadrës franceze.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari gjerman i Sky Sport, Florian Plettenberg.

“Ai patjetër dëshiron t’i bashkohet PSG-së në verë! Ai e ka marrë atë vendim. Renato ka besim se transferimi në Paris do të ndodhë. Një zgjatje e kontratës në Lille nuk është një çështje për të”, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/