image Sami Lushtaku i paprekshëm nga shteti, vazhdon tubimet duke thyer të gjitha masat antiCOVID - Sinjali

Sami Lushtaku i paprekshëm nga shteti, vazhdon tubimet duke thyer të gjitha masat antiCOVID

news image

Sami Lushtaku mbetet i paprekur nga inspektorët dhe policia. Përkundër masave të ashpra antiCOVID të vendosura nga qeveria, ai po vazhdon fushatën e tij elektorale pa u penguar nga askush, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai sot ka bërë fushatë në fshatin Klinë e Poshtme dhe në Abri të Skënderajt, ku është takuar me dhjetëra simpatizantë të PDK-së në këto fshatra.

Në fotografitë e publikuara nga vetë ai, shihet Lushtaku me dhjetëra simpatizantë të PDK-së, në oda e në salla, duke mos respektuar asnjë masë antiCOVID.

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për shkeljet që Sami Lushtaku ua ka bërë masave të vendosura nga qeveria, duke rrezikuar shëndetin publik./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin