image Sami Lushtaku përsëri i shkel masat antiCOVID, mbledh dhjetëra persona në një shtëpi të Skenderajt - Sinjali

Sami Lushtaku përsëri i shkel masat antiCOVID, mbledh dhjetëra persona në një shtëpi të Skenderajt

news image

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, po vazhdon t’i shkelë masat antiCOVID gjatë tubimeve të tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç shihet në fotografitë e publikuara nga vetë Lushtaku përmes llogarisë së tij në Facebook, ai shihet me dhjetëra persona që nuk kanë maskë të vendosur e as distance mes vete.

“Në lagjen Kadriu në Likoc u pritëm ngrohtësisht nga përkrahës të PDK-së. Mbështetja për programin tonë politik është masive në çdo anë. I falënderoj për besimin ndaj nesh”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Pak minuta më parë, IKSHPK-ja ka bërë apel ndaj subjekteve politike që t’i ndalojnë tubimet e tyre, por siç duket kjo nuk po iu bën përshtypje personave që po i krijojnë vetë ato.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin