image 36 vdekje brenda një dite, por Sami Lushtaku vazhdon të shkelë masat antiCOVID - Sinjali

36 vdekje brenda një dite, por Sami Lushtaku vazhdon të shkelë masat antiCOVID

news image

Sot në Kosovë janë shënuar 36 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Mirëpo, as ky rekord nuk e ka ndalë Sami Lushtakun që të vazhdojë fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai madje ka publikuar vetë fotografitë nga një tubim në fshatin Qirez të Skënderajt, ku shihen qindra qytetarë “të ngjitur” njëri pas tjetrit, duke thyer kështu masat antiCOVID, të vendosur nga qeveria.

Kjo nuk është hera e parë që Lushtaku nuk përfill vendimet e qeverisë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për shkeljen e masave nga ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: