Kreu i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga pozita e tij nëse partia e tij arrin marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka theksuar se një koalicion i tillë është i papranueshëm për të, duke kritikuar diskursin politik të LVV-së.
“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj”, ka deklaruar Lushtaku.
Sipas tij, PDK-ja nuk duhet të bashkëpunojë me “një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!