image Lushtaku: Kurti nuk ka fije respekti për kategoritë e luftës

Politikë

Lushtaku: Kurti nuk ka fije respekti për kategoritë e luftës

news image

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka fare respekt për kategoritë e luftës.

Lushtaku tha se Kurti vazhdimisht i injoron veteranët si dhe familjet e tyre.

“Kurti po i injoron edhe ushtarët edhe familjet. Edhe ju edhe unë e dimë se ky nuk ka fije respekti për atë kategori që është kategoria më e rëndësishme por ai nuk e ka bërë këtë”- tha Lushtaku.

Ai në T7 e ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vizitën e realizuar të dielën tek familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“E ka bërë një nderë jo vetëm familjes por gjithë atyre që janë shqiptar Aq sa kam unë informacione asnjë qeveritar nuk e ka vizituar familjen e Thaçit”, theksoi ai.

Veteranët e luftës i kanë organizuar dy protesta si kërkesë për përfshirjen e tyre në pagën minimale.

/GazetaSinjali/