image Basha për Lushtakun: Ky edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujtë - Sinjali

Basha për Lushtakun: Ky edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujtë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili në Kuvend u përplas me deputetët e Vetëvendosjes për një projekt të ujit në Skenderaj i cili nuk u votua në kuadër të buxhetit 2022.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Lushtaku “jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”.

Sipas tij, Mërgim Lushtaku i dërguar i babait të tij, Sami Lushtaku ka blerë prona 50 euro arin nga shteti dhe ia ka shitur shtetit 5000 euro.

“Ngoni kush po fol për Skënderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari”, ka shkruar Basha.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin