Jurgen Klopp ka mohuar ndonjë ofertë të spekuluar të klubit saudit, Al Ittihad në drejtim të Liverpoolit për Mohamed Salah.
Tekniku gjerman sot në konferencën për shtyp në prag të takimit të nesërm ndaj Newcastles është pyetur rreth spekulimeve që po e lidhin lojtarin e tij me një kalim në Arabi.
Klopp ka thënë se edhe nëse do të vinte një ofertë, ajo do të refuzohej, pasi sipas tij, ai është 100% i fokusuar te klubi i Liverpool.
“Ne nuk kemi pasur një ofertë, Mo Salah është një lojtar i Liverpool dhe për të gjitha gjërat që bëjmë është thelbësore. Nëse do të kishte diçka, përgjigja do të ishte JO. Mo është 100% i përkushtuar ndaj Liverpool-it. Asgjë për të folur”, ka deklaruar Klopp.