image Klopp për Manen: Ai po largohet si një nga më të mëdhenjtë e Liverpoolit

Futboll

Klopp për Manen: Ai po largohet si një nga më të mëdhenjtë e Liverpoolit

news image

Jurgen Klopp i ka dhënë një lamtumirë emocionale Sadio Manes pasi sulmuesi finalizoi transferimin e tij prej 35 milionë funteve nga Liverpooli te Bayern Munich.

Duke folur për uebsajtin e Liverpoolit, Klopp tha: “Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit po largohet dhe ne duhet të pranojmë se sa e rëndësishme është kjo.

Ai largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë. Largohet me statusin e tij mes të mëdhenjve të garantuar. Dhe, po, ai largohet në një moment ku është një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

Por ne nuk duhet të ndalemi në atë që humbasim tani, përkundrazi të festojmë atë që kishim të privilegjuar të kishim. Golat që ka shënuar, trofetë që ka fituar; një legjendë, me siguri, por edhe një ikonë moderne e Liverpoolit.

Unë e respektoj plotësisht vendimin e tij dhe jam i sigurt se edhe mbështetësit tanë e respektojnë. Nëse e doni LFC-në, duhet ta doni Sadio – e panegociueshme. Është e mundur ta bëjmë këtë ndërkohë që pranimi i humbjes tonë është fitim i Bayernit.

Ne nuk i urojmë asgjë përveç suksesit në çdo ndeshje në të cilën ai luan, përveç nëse, sigurisht, është kundër nesh. Ai do të vazhdojë të rritet, nuk kam asnjë dyshim”, ka deklaruar Klopp.

/GazetaSinjaliSport/