image Rrugët e Gjakovës shndërrohen në ring boksi, i riu dërgohet në gjendje të rëndë e me hundë të thyer në spital

Siguri

Rrugët e Gjakovës shndërrohen në ring boksi, i riu dërgohet në gjendje të rëndë e me hundë të thyer në spital

news image

Konfliktet mes të rinjve kosovarë janë të shpeshta, ku përpos konfrontimeve verbale, ata përfshihen edhe në përleshje fizike me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka rrahur keq një të ri.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje mes dy të rinjve, me ç’rast 27-vjeçari ka sulmuar fizikisht 20-vjeçarin, duke e goditur me grushte e shqelma.

Si pasojë e dhunës, i riu është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ku sipas burimeve ka marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore. Pas ekzaminimeve të mjekut kujdestar, është konstatuar se 20-vjeçari ka pësuar thyerje në hundë.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, pasi që i njëjti kishte ikur në drejtim të panjohur.

Por pas punës hetimore të Policisë, 27-vjeçari është arritur që të lokalizohet, me ç’rast është arrestuar e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/