image "Rrugës për në shkollë nuk jemi të sigurt", qytetari ankohet për qentë endacakë në Prishtinë (VIDEO)

Sinjalizime

“Rrugës për në shkollë nuk jemi të sigurt”, qytetari ankohet për qentë endacakë në Prishtinë (VIDEO)

news image

Banorët të cilët jetojnë në rrugën “Nezir Mujaj” te Lagjja e Spitalit edhe pse në kryeqytet, ndjehen të rrezikuar nga prania e qenve endacakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video nga ky vend, ku shihet se me dhjetëra qenë endacakë janë grumbulluar dhe qëndrojnë në hyrje të banesave.

Sinjalizuesi është ankuar se nuk ndjehen të sigurt kur shkojnë në shkollë, sidomos në kohën kur nuk ka qarkullim të njerëzve.

“Duhet të merret iniciativë për qentë endacakë, sepse po rrezikohemi çdo ditë. Kur të shkojmë në shkollë nuk jemi të sigurt, shpresoj të merren masa seriozisht”, shprehet sinjalizuesi.

Sinjalizuesi shpreson se komuna do të merret më seriozisht dhe do të merren masa për rehabilitimin e tyre.

/GazetaSinjali/