image Rrugë me gropa, trotuare e parkingje të "uzurpuara", gjendja e rrugëve të kryeqytetit (FOTO)

Sociale

Rrugë me gropa, trotuare e parkingje të “uzurpuara”, gjendja e rrugëve të kryeqytetit (FOTO)

news image

Në mesin e një varg problemesh me të cilat përballen banorët e Prishtinës janë rrugët e prishura dhe trotuaret e bllokuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Gropat në mes e anash rrugës, trotuare të bllokuara e të “uzurpuara” nga bizneset janë përditshmëria e këtyre banorëve.

Qytetarët janë ankuar për rrezikun që u kanoset nga këto gropa, qoftë këmbësorëve apo edhe shoferëve.

Ata po ashtu janë ankuar për parkingjet të cilat “uzurpohen” nga bizneset private që vendosin pengesa për shoferët të cilët nuk janë klientë të tyre.

Parkingu i uzurpuar nga bizneset

FOTO: Vrojtuesit e lagjes

Vetura e parkuar në një vend ku supozohej të ishte trotuar.

FOTO: Vrojtuesit e lagjes

/GazetaSinjali/