image Rruga në Zaskok të Ferizajt shndërrohet në "pistë patinazhi" (FOTO)

Sinjalizime

Rruga në Zaskok të Ferizajt shndërrohet në “pistë patinazhi” (FOTO)

news image

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e vendit janë shkaktuar 64 aksidente, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkaktar i këtyre aksidenteve jo rrallëherë janë edhe kushtet e rrugës, sidomos kur temperaturat janë të ulëta.

Temperaturat e tilla kanë shndërruar në “pistë patinazhi” rrugën e lagjes “Burimi”, në fshatin Zaskok të Ferizajt.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi të kësaj rruge, të realizuar mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnatës, duke akuzuar komunën që nuk po bën pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge.

/GazetaSinjali/