image Rrëzohet nga skelet një punëtor në Ferizaj, bëhet për spital

Siguri

Rrëzohet nga skelet një punëtor në Ferizaj, bëhet për spital

news image

Një punëtor i një firme private në Ferizaj është dërguar në emergjencë pasi që i njëjti është rrëzuar nga skelet, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bibaj, dje rreth orës 14:55.

Siç njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/