image Rrezikohet shembja e urës së fshatit Rogovë të Gjakovës, ndalohet qarkullimi

Sociale

Rrezikohet shembja e urës së fshatit Rogovë të Gjakovës, ndalohet qarkullimi

news image

Komuna e Gjakovës e ka ndaluar qarkullimin mbi urën e fshatit Rogovë të kësaj komune, për shkak se kjo urë po rrezikon të shembet, raporton Gazeta Sinjali.

Shembja e kësaj ure po rrezikohet si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga reshjet e vazhdueshme.

Nga ora 11:00 mbi këtë urë është ndaluar qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë (rr. Shefki Thaqi). Pas inspektimit të kësaj ure kemi konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj. Prandaj duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës./Gazeta Sinjali/