image “Rrezik për sulm terrorist”, organizatat e huaja paralajmërojnë punëtorët që t'i shmangin vizitat në Albi Mall e qendrat tregtare në Ferizaj

Kosovë

“Rrezik për sulm terrorist”, organizatat e huaja paralajmërojnë punëtorët që t’i shmangin vizitat në Albi Mall e qendrat tregtare në Ferizaj

news image

Disa organizata të huaja u kanë dërguar e-mail punëtorëve të stafit që t’i shmangin vizitat në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë dhe në qendrat tregtare në Ferizaj, pasi ka rrezik për një sulm të mundshëm.

Në e-mailin që ka siguruar Sinjali thuhet se arsyeja është një rrezik i mundshëm deri më 30 nëntor.

Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm.

“Është marrë informacion se një ekstremist “ujk i vetmuar” mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Koha e mundshme është deri më 30 nëntor. Policia është duke e vëzhguar të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët këshillohen që të shmangin vizitat në zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrën tregtare Albi dhe qendrat tregtare në Ferizaj/Uroševac“, thuhet në e-mail.

/GazetaSinjali/