image Rrahje në grup në kryeqytet, disa lëndohen e disa dërgohen në spital - Sinjali

Rrahje në grup në kryeqytet, disa lëndohen e disa dërgohen në spital

news image

Nëntë persona janë rrahur mes vete të dielën pasdite, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet se rrahja në grup ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht te Albi Mall.

Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje në mes tetë të dyshuarve shqiptar dhe një të dyshuari shtetas serb, ka ardhur deri te rrahja në mes tyre.

Sinjali kupton se të dyshuarit fillimisht janë shoqëruar në stacion mirëpo në konsultim me prokurorin të njëjtit arrestohen  dhe pas intervistimit gjashtë prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre të tjerë dërgohen për tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: