image Harrohet koronavirusi, Albi Mall “vlon” nga qytetarët

Kosovë

Harrohet koronavirusi, Albi Mall “vlon” nga qytetarët

news image

Instituti i Shëndetësisë Publike të dielën njoftoi se në Kosovë janë shënuar 12 vdekje dhe 462 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Por kjo nuk po i ndalon qytetarët të cilët po e shfrytëzojnë vikendin për t’i frekuentuar vendet ku gjasat e infektimit janë të mëdha.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi ku shihen turma të mëdha të njerëzve në qendrën tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë, edhe pse masat e reja nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave./Gazeta Sinjali/