image Vjedhje e rëndë në Albi Mall, dy të rinj 'avullojnë' veshmbathje mbi 700 euro

Siguri

Vjedhje e rëndë në Albi Mall, dy të rinj ‘avullojnë’ veshmbathje mbi 700 euro

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për disa vjedhje që kanë ndodhur në një qendër tregtare në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”, ku dy persona, një 20 vjeçar dhe një 18-vjeçar dyshohen se kanë vjedhur veshmbathje në disa lokale të kësaj qendre, që kapin vlerën mbi 700 euro.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas arrestimit, dy personat e dyshuar janë dërguar në stacion për t’u intervistuar. Me urdhër të prokurores, 20-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarin tjetër e ka liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/