image Rrahje në Prishtinë: Fqinji sulmon fqinjin, Policia del në vendin e ngjarjes

Siguri

Rrahje në Prishtinë: Fqinji sulmon fqinjin, Policia del në vendin e ngjarjes

news image

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se një person është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, por motivi i kësaj përleshje është ende në ‘mjegull’.

Rasti është lajmëruar në Polici dhe në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilat po bëjnë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rrahja.

Ende nuk dihet se a ka ndonjë të arrestuar apo si është gjendja shëndetësore e viktimës, mirëpo Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj.

/GazetaSinjali/