image Rrahje në një parking në Prishtinë, dy persona dërgohen në QKUK

Siguri

Rrahje në një parking në Prishtinë, dy persona dërgohen në QKUK

news image

Një parking te ish-gjykata e qarkut në Prishtinë u bë “fushëbetejë” për katër persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ata janë përleshur fizikisht mes vete në këtë parking sot.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga goditjet dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, burimet e Sinjalit brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të tjerë janë arratisur nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/