image Rrahje në një familje në Gjakovë: Një 37-vjeçar sulmon me grushte kunatën e tij, intervenon Policia

Siguri

Rrahje në një familje në Gjakovë: Një 37-vjeçar sulmon me grushte kunatën e tij, intervenon Policia

news image

Një konflikt familjar ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, të shtunën, në orët e mbrëmjes. Në një familje në këtë fshat u desh intervenimi i Policisë si pasojë e disa mosmarrëveshjeve. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë një grua dhe kunati i saj.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja, viktimë e këtij rasti ka njoftuar Policinë se është përballur me kunatin e saj, i cili dyshohet se e ka keqtrajtuar, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj, për motive ende të panjohura. Ajo ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë, me ç’rast ka përshkruar detaje për rastin.

Në bazë të dëshmisë së saj, është zbuluar se kjo nuk është hera e parë që ata kanë mosmarrëveshje. Sipas viktimës, kunati i saj edhe kohë më parë ka pasur sjellje agresive ndaj saj, që kulmuan me sulmin që përjetoi mbrëmë.

Përballë kësaj situate ajo ka kërkuar ndihmë, duke e denoncuar rastin.

Policia është vënë në veprim dhe ka intervistuar personin e dyshuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ai është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sinjali | Facebook