image Rrahje masive te shkallët e Dragodanit në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Siguri

Rrahje masive te shkallët e Dragodanit në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve

news image

Një rrahje masive ka ndodhur sonte te shkallët e Dragodanit në Prishtinë.

Disa persona janë përleshur mes vete me ç’rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Siç mëson Sinjali, pas marrjes së informatës, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë patrulluar por nuk kanë arritur t’i kapin të dyshuarit.

Policia më pas ka kërkuar personat e dyshuar në disa lokacione, mirëpo as në rrugët tjera s’janë hasur.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njësitet policore po vazhdojnë patrullimin për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në rast.

/GazetaSinjali/