image Rrahje masive në Suharekë, u përdorë edhe arma

Siguri

Rrahje masive në Suharekë, u përdorë edhe arma

news image

Në fshatin Shirokë të Suharekës, dje rreth orës 16:30 janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen për përfshirje në një rrahje si dhe për ‘armëmbajtje pa leje’, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas dëshmitarëve, shtatë persona janë rrahur në mes vete, njëri prej të cilëve ishte i mitur. Gazeta Sinjali mëson se në përleshje e sipër, njëri nga të përfshirët në këtë përleshje ia ka drejtuar revolen një të dyshuari tjetër.

Burime të Sinjalit brenda policisë së Kosovës kanë thënë se nga kjo ngjarje të lënduar kanë mbetur dy persona.

Tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i moshës së mitur është dërguar në mbajtje për 24 orë.

/GazetaSinjali/